Hapësire reklamuese

Aktualitet

5 orë kërkime, shpëtohet turisti gjerman që mbeti i bllokuar në malin e Vunoit në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
5 orë kërkime, shpëtohet turisti gjerman që mbeti i bllokuar
Turisti qe u shpetua

Një turist gjerman është shpëtuar pas 5 orësh kërkime pasi kishte mbetur i bllokuar në malin e Vunoit në Himarë.

Ka qenë një banorë i zonës që ka njoftuar policinë duke thënë se një turist kishte mbetur i bllokuar. Menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje.

Pas 5 orësh kërkime intensive është gjetur dhe shpëtuar turisti gjerman, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 6 zjarrfikës dhe 4 punonjës policie të Komisariatit të Himarës.

Po ashtu ditën e djeshme në Vlorë u shpëtuan 12 turistë të cilët mbetën të bllokuar në mes të detit, pasi mjeti me të cilin po lundronin kishte pësuar defekt teknik.

U desh ndërhyrja e policisë kufitare të qytetit të Vlorës, të cilët menjëherë bënë të mundur të shpëtojnë 12 shtetasit që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ku 11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli dhe Belgjika. Fatmirësisht të gjithë turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese