Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

5 muaj nga miratimi i rregullores, ngec gara për Drejtorët në Policinë e Shtetit!

Shkruar nga Newsbomb
5 muaj nga miratimi i rregullores, ngec gara për Drejtorët në
Policia e Shtetit

Gara për përzgjedhjen e drejtorëve të departamenteve dhe zv. drejtorit të përgjithshëm të policisë ende nuk është zhvilluar edhe pse kanë kaluar 5 muaj që miratimi i rregullores nga Këshilli i Ministrave.

Kështu, në postet e rëndësishme, atë të departamentit për Policinë Kriminale, departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, postin e zv. drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë vijojnë të jenë të njëjtët drejtues.

Ndërkohë, gara është zhvilluar vetëm në njërin departament, atë të pozicionit të Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse. Në këtë pozicion është zgjedhur Thodhori Gravani, i cili më 9 shkurt u shkarkua nga vettingu.

Kujtojmë se më datë 16 tetor 2024, qeveria ka miratuar rregulloren e përzgjedhjes së kandidatëve për postet më zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit:

-Përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm

-Përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të departamentit

-Përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të drejtorisë vendore

-Përzgjedhjen e kandidatit për shef të komisariatit në policinë e shtetit.

Pas miratimit të rregullores dhe hapjes së garës u zgjodhën vetëm shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve në të gjithë vendin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese