
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Greqi, ku një taksist shqiptar humbi jetën. Mësohet se shqiptari është përplasur nga një 22-vjeçare greke që po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Mediat greke bëjnë me dije, e reja, Ekaterina Caci ka kaluar në semafor të kuq dhe është përplasur nga shpejtësia e madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari shqiptar, Gentian Kamberi. Mësohet se 22-vjeçarja ka mbetur e plagosur, ndërsa është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool dhe pritet të dëshmojë mëngjesin e së martës.
Sipas asaj që kanë deklaruar miqtë e tij, 47-vjeçari shqiptar jetonte prej kohësh në Greqi ku kishte krijuar edhe familjen e tij. Ai punonte bashkë me bashkëshorten e tij si taksistë. Të afërm dhe miqtë e tij të lënduar nga ngjarja janë shprehur se ai ishte një njeri i ndershëm, i cili punoi dhe ndërtoi jetën e tij në Greqi.
“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë.
“Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “