Hapësire reklamuese

Aktualitet

45 vjeçari i dehur dhe me probleme mendore qëllon me gurë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Newsbomb

45 vjeçari i dehur dhe me probleme mendore qëllon me gurë drejt

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një 45- vjeçar ka qëlluar me gurë drejt godinës së Kryeministrisë. Ai është neutralizuar në mënyrë të menjëhershme nga Garda dhe është vënë në pranga nga autoritetet.

Sipas policisë, i arrestuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer këtë akt, teksa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi me iniciale U.K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese