Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

444 kuota të disponueshme, nisin regjistrimet për Forcat e Armatosura, ja kushtet që duhen plotësuar

Shkruar nga Newsbomb
444 kuota të disponueshme, nisin regjistrimet për Forcat e Armatosura,
 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur regjistrimet për 444 kandidatë të rinj për ushtarë dhe detarë.

Regjistrimet do të vijojnë deri në datën 26 gusht. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan e kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.

“Forcat e Armatosura kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.

Me 444 kuota të disponueshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe të mirëpaguar, si dhe për të përmbushur një mision të shenjtë në shërbim të atdheut!

Për më shumë informacion rreth procedurave, kritereve, afateve, testimeve dhe kontakteve të nevojshme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.mod.gov.al/rekrutim/

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 26 gusht 202”, shkruan Peleshi.

Si të rekrutohem ushtar/detar aktiv në FA?

ër të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit .

Testi i Përgatitjes Fizike i shtetasve për pranim në FA (Anex A)
kodet sipas specialiteteve (Anex B),
formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore (Anex C)

Dokumenti “Procedurat dhe kriteret e rekrutimit të ushtarëve/detarëve aktivë në FA”, miratuar nga ministri i Mbrojtjes me udhëzimin nr. 5 datë 10/10/2022, përcakton, parimet, objektivat, standardet, përgjegjësitë, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë. Udhëzimi i mësipërm shoqërohet edhe me disa shtesa dhe ndryshime të miratuara me urdhërin nr. 122, datë 07.02.2023.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë

2. Shtetasit shqiptarë për t’u rekrutuar ushtarë/detarë aktiv në FA duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- të jetë shtetas shqiptar;
- të mos jetë në ndjekje penale dhe në proces gjykimi;
- të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
- të ketë figurë të pastër morale;
- të mos jetë i deportuar për kryerje të veprave penale;
- të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin;
- të mos jetë kontigjent krimi dhe të mos jetë i evidentuar si i tillë nga organet ligjzbatuese;
- mosha për t’u rekrutuar është 18-27 vjeç, ndërsa për specialitetin mjekësi 18-32 vjeç;
- të ketë kryer arsimin minimalisht 9 vjeçar, brenda ose jashtë vendit;
- të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat
- të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtarë/detarë aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak;
- të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese