Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

40-vjeçari u qëllua në sy të djalit nga i dashuri i bashkëshortes, Policia e Fierit zbardh ngjarjen: Ishin në proces divorci

Shkruar nga Newsbomb
40-vjeçari u qëllua në sy të djalit nga i dashuri i
Klement Beqaj dhe Melisa Beluli

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më 5 janar ne qytetin e Fierit, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Fierit bëjnë me dije se 40-vjeçari i identifikuar si Gledi.H është qëlluar me armë zjarri nga 26-vjeçari, Klement Beqaj.

Siç dhe raportuam më herët e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi para syve të djalit të mitur të 40-vjeçarit si dhe të bashkëshortes së tij 26-vjeçares shtetases Melisa Beluli.  Lidhur me këtë ngjarje, policia e Fierit ka shpallu në kërkim 26-vjeçarin si dhe 29-vjeçaren e cila dyshohet se është e dashura e autorit.

Gledi.H dhe Melisa Beluli kanë qenë në proces divorci, ndërkohë kjo e fundit dyshohet se ka krijuar lidhje sentimentale me autorin e plagosjes.

Gjykata e Fierit ka caktuar për Klement Beqajn dhe Melisa Belulin masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë, ndërkohë 40-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në luftë për jetën.

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese