Hapësire reklamuese

Aktualitet

40-vjeçari Aldor Nini rrëmben të bijën kundër vullnetit të nënës së të miturës dhe e mashtron për faktet!

Shkruar nga Newsbomb
40-vjeçari Aldor Nini rrëmben të bijën kundër
Fotomontazh: Anxhela Faber dhe Aldor Nini

Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, historia e Aldor Ninit dhe Anxhela Faber, dy bashkëjetuesve të ndarë nga dashuria por të lidhur nga një vajzë, ka nxjerrë në pah sfidat dhe tensionet e tyre në një realitet krejt ndryshe të paraqitur nga Aldor Nini, jo siç duhet të ishte e vërteta dhe është e vërteta. Aldor Nini, i mësuar të jetë në qendër të vëmendjes së medieve për shkak të dhunës sistematike që ofron për bashkëjetueset e tij, këtë radhë u turr të prodhonte një spektakël të rremë mediatik.

Për çudi, nuk iu druajt aspak faktit se në mes ishte një e mitur dhe për më tepër vajza e tij. Përkundrazi shpërndau me shpejtësi një video nëpër media ku pretendonte se ish bashkëjetuesja e tij, Anxhela Faber me motrën dhe dadon kishin tentuar t'i merrnin me forcë vajzën. Në fakt e vërteta qëndron ndryshe dhe Newsbomb.al do t'iu tregojë, se si Aldor Nini ka rrëmbyer vajzën e tij dhe sipas legjislacionit penal "Rrëmbimi është transportimi dhe mbyllja e paligjshme e një personi kundër vullnetit të tij" dënohet me ligj. 

NGJARJA

Në datën 26 maj, Aldor Nini do të takonte vajzën sipas agjendës së caktuar nga Gjykata e Tiranës. Atë ditë, nëna e së miturës, zonja Anxhela Faber ishte jashtë vendit dhe i kishte kërkuar motrës së saj, Dea Kasës të merrte vajzën. Kjo e fundit ka telefonuar Aldor Ninin, por nuk ka marrë asnjë reagim nga ana e tij. Kësisoj, Dea Kasa bashkë me dadon Luljeta Velaj shkuan pranë shtëpisë së 40-vjeçarit ku e gjetën në automjet me të miturën.

Dea e mori vajzën në krah, por Aldor Nini doli nga makina duke tërhequr të miturën nga duart dhe duke e futur me shpejtësi në makinë. Më pas ajo ka telefonuar policinë dhe është drejtuar menjëherë drejt banesës së Aldor Ninit. Gjithashtu ka vënë në dijeni dhe nënën, Anxhela Faber që ka telefonuar menjëherë ish bashkëjetuesin ku i ka kërkuar t'ia japë vajzën motrës së vet, por ai ka refuzuar. Më pas, Anxhela njoftoi avokatin e saj për të marrë vajzën, por Nini sërish ka refuzuar.

KALLËZIMET DHE LËVIZJA E ALDOR NINIT

Pas kësaj ngjarje, Anxhela Faber është nisur me urgjencë drejt Tiranës duke iu drejtuar Stacionit të Policisë në Farkë. Ajo ka kallëzuar ish bashkëjetuesin e saj, Aldor Nini. Ky i fundit, ka shkelur ligjin shqiptar duke thyer vendimin e Gjykatës së Tiranës së datës 21/09/2022 për agjendën se si do e takonte vajzën dhe së dyti, ka mbajtur përtej orareve të vendosur të miturën pa konsensusin e nënës.

Praktikisht ai ka rrëmbyer vajzën e tij, duke konsumuar tjetër vepër penale në vend. Gjithashtu edhe motra e Anxhela Faber, Dea Kasa ka thënë në polici: "Pasi e kam marrë në krahë (vajzën), Aldori doli nga makina dhe më ka shtyrë duke më shkaktuar një dëmtim në krahun e majtë". Pikërisht këto kallëzime kanë vënë menjëherë në lëvizje Aldor Ninin.

I trembur dhe i frikësuar nga forca e ligjit, ai ka vepruar shpejt sapo ka marrë vesh se është kallëzuar në 4:30 të mëngjesit të datës 27 maj nga ish bashkëjetuesja e tij, Anxhela Faber, duke iu drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. I mësuar të bëjë viktimën sa herë që thyen ligjet, ai ka pretenduar në Gjykatën e Tiranës se tezja e vajzës, Dea Kasa, do t'i marrë vajzën dhe për këtë ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjyqtarja Majlinda Doga i ka cilësuar si jo të vërteta dhe të pabazuara në ligj duke e rrëzuar kërkesën e kërkuesit Aldor Nini. I pafuqishëm për të mashtruar togat e zeza, ai ka nisur menjëherë sulmin në media kundrejt saj dhe familjarëve të ish bashkëshortes, Anxhela Faber. Nga sa më sipër shihet se Aldor Nini është dhunues i pandreqshëm i kësaj shoqërie, ku nuk pyet asnjëherë kë ka përballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese