Hapësire reklamuese

Aktualitet

40 vite në shërbim të qytetarëve fierakë, ndahet nga jeta doktor Tomi

Shkruar nga Newsbomb
40 vite në shërbim të qytetarëve fierakë, ndahet nga
Doktor Thoma Mita

Mantel bardhët dhe qytetarët e Fierit kanë humbur një njeri të vyer. Doktori Thoma Mita, ose Tomi ashtu si të gjithë e njihnin dhe i thërrisnin është ndarë nga jeta.

Doktori, i cili përgjatë gjithë jetës së tij i shërbeu qytetarëve të vet, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare, duke lënë boshllëk të madh te gjiri i ngrohtë i familjes së tij, por edhe te kolegët e të gjithë fierakët.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe humanizmi i doktor Tomit do të mbeten të paharrueshme për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të trajtoheshin prej tij.

Doktor Tomi lindi më 19 prill 1936 në qytetin e Fierit. Ai mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe e filloi karrierën e tij si kirurg në Spitalin e qytetit të tij, ku dhe punoi për më shumë se 40 vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese