Hapësire reklamuese

Aktualitet

300 milionë lekë për “Shportën e Bebes”, Bashkia e Tiranës shpall fituese kompaninë “FUFARMA” që dha ofertën më të lartë

Shkruar nga Newsbomb
300 milionë lekë për “Shportën e Bebes”, Bashkia
Isuf Berberi/ Fotomontazh

Edhe pse emri i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj po lakohet shumë në media për shkak të hetimeve të nisura nga SPAK, siç duket në këtë institucion puna po shkon “vaj”. Së fundmi, Sektori i Prokurimeve ka bërë një procedurë tenderimi me objekt “Shporta e Bebes” me një vlerë që shkonte 24,840,000 lekë të reja pa TVSH.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por në shpalljen e fituesit vihet re se Bashkia Tiranë ka zgjedhur ofertën më të lartë të ofruar. Bëhet djalë për kompaninë FUFARMA në pronësi të Isuf Berberit. Sipas “Open Corporates” ai zotëron 94.65 përqind të aksioneve.

300 milionë lekë për “Shportën e Bebes”, Bashkia
Ofertat nga dy kompanitë

Procedura ka qenë e hapur, por në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat ka fituar ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Jo pak, plot 60 milionë lekë më shumë. E kjo ka ngjallur dyshime të forta për paracaktimin e fituesit.

300 milionë lekë për “Shportën e Bebes”, Bashkia
Njoftimi i fituesit

Kompania “FUFARMA” ka ofruar 24,840,000 lekë ndërsa me TVSH 29,808,000 lekë. Kurse kompania tjetër që është futur në procedurën e tenderimit ka ofruar 19,900,000 lekë, ndërsa me TVSH 23,880,000 lekë. Siç shihet, fituese është zgjedhur FUFARMA për “Shportën e Bebes”, që shpërndahet për çdo nënë të re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese