Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 dekada në sistemin e drejtësisë, ndahet papritur nga jeta prokurori Durim Bedini

Shkruar nga Newsbomb
3 dekada në sistemin e drejtësisë, ndahet papritur nga jeta
Prokurori Durim Bedini pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini është ndarë këtë të enjte nga jeta, pas një komplikacioni akut shëndetësor. Lajmin e trishtë e konfirmon vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, njohur ndryshe dhe si qeveria e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

"Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar. Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional", thuhet në njoftim.

Në Tetor 2023, prokurori Durim Bedini ka kaluar me sukses procesin e vettingut dhe është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional. Atë kohë komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit dhe të bashkëshortes së tij notere për krijimin e disa depozitave, por subjekti këmbënguli se kishte provuar se të ardhurat e tyre ishin në vlera më të larta se shpenzimet dhe se situata ishte krijuar si pasojë e mosdeklarimit të gjendjes cash.

3 dekada në sistemin e drejtësisë, ndahet papritur nga jeta
Prokurori Durim Bedini pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 1995. Në vitin 2008 ai u transferua nga Elbasani në Kavajë, ku ka mbajtur dhe pozicionin e drejtuesit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe bashkimit të Prokurorisë së Kavajës me atë të Durrësit, u rikthye sërish në Elbasan.

Ai punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm të lartë në këtë prokurori deri sa mbylli sytë, këtë të enjte datë 9 Maj 2024.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese