Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

250 vende të lira në Burgje, Daniel Naco: Ju i shërbeni Shqipërisë, ne ju sigurojmë bursa në universitetet më të mira!

Shkruar nga Newsbomb
250 vende të lira në Burgje, Daniel Naco: Ju i shërbeni
Fotomontazh: Daniel Naco

Janë 250 kuota të lira për të gjithë studentët që duan të punojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe institucionet në varësi të saj. Një nismë e veçantë për të gjithë ata që duan t'i shërbejnë Shqipërisë, për një të ardhme më të mirë.

Daniel Naco, drejtori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve tregon se studentët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre dhe në adresën elektronike (e-mail: [email protected]) dhe stafi i institucionit do ju kontaktojë menjëherë.

Për ata studentë që do të shfaqin rezultate të larta në testet e pranimit, Drejtoria e Burgjeve do t’ju ofrojë, në bashkëpunim me universitetet më të mira në vend, bursa studimi për programet Bachelor dhe Master, duke ju ndihmuar kështu që të arrini ëndrrat tuaja.

Sipas Daniel Nacos, janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shtatë universitete të ndryshe në vend, për ofrimin e bursave të plota për studentët me rezultate maksimale dhe bursa të pjesshme për ata që duan të vazhdojnë dhe karrierën në Drejtorinë e Burgjeve dhe institucionet e varësisë.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në DPB garanton se procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm, duke llogaritur saktë çdo pikë të aplikantëve, gjatë testimit me tre faza.

Të gjithë studentët e interesuar për 250 vendet e lira të punës që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesojnë faqen zyrtare të institucionit në internet (dpbsh.gov.al) dhe do të gjejnë atje një formular të thjeshtë aplikimi. Aty pëcaktohen dhe kriteret që duhet të plotësohen.  

Përveç mundësisë së një karriere të integruar dhe të frytshme, sistemi i burgjeve ju ofron një paketë të kënaqshme page dhe trajnime të vazhdueshme për të ndihmuar zhvillimin e karrierës tuaj. Ju i shërbeni Shqipërisë, ndërsa DPB ju ndihmon përmes bursave të studimit.

Kjo nismë e veçantë e quajturn"Sistemi ynë penitenciar ka nevoje për ty, eja ndërtoje karrierën tënde tek ne", është konceptuar dhe prezantuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili dhe vetë ka pasur një rrugëtim te ngjashëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese