Hapësire reklamuese

Aktualitet

24 vjeçari shkodran dhunon motrën dhe tenton ta përdhunojë

Shkruar nga Newsbomb
24 vjeçari shkodran dhunon motrën dhe tenton ta përdhunojë

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ai ishte shpallur në kërkim dhe falë informacioneve në rrugë operative, është lokalizuar dhe arrestuar.

Ndaj shtetasit me iniciale A.Q ishte bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës, por i riu i ishte shmangur përballjes me uniformat blu.

"Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të", thuhet në njoftimin e Policisë.

24 vjeçari tashmë është në qelitë e paraburgimit dhe materialet proceduriale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës, e cila duhet të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese