Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

24-vjeçari humbi jetën në vendi e punës, arrestohet drejtuesi teknik i gurores

Shkruar nga Newsbomb
24-vjeçari humbi jetën në vendi e punës, arrestohet
FotoMontazh/ 24-vjeçari që humbi jetën

Një ngjarje tragjikë u shënua ditën e djeshme në Brataj të Vlorës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshaj, humbi jetën teksa po punonte në gurore.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore. 

Njoftimi policisë:

Vlorë/Vihet në pranga, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, drejtuesi teknik i gurores në fshatin Brataj, ku dje humbi jetën një punëtor. 

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:

E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed