Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në bashkëpunim finalizuan një operacion ku goditën një grup kriminal që merrej me trafikimin e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në prangat e policisë ranë 24 persona, ndërsa janë sekuestruar edhe 64 armë zjarri të llojeve të ndryshme.
Por si u zbulua zbulua grupi kriminal që trafikonte armë në Shqipëri e Kosovë, dhe kush është metoda “speciale” që përdorën hetuesit për t’i futur në “kurth”.
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar. Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.
Hoxha e cila ka siguruar dosjen raporton se pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë. Pas kësaj ngjarje, nisën hetimet e përbashkëta ku identifikuan se shtetasi nga Kosova, Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre.
23 armë janë sekuestruar në Tiranë, ndërsa 41 të tjera janë sekuestruar nga policia e Kosovës. sakaq, të arrestuarit janë 10 në Tiranë dhe 14 në Kosovë, ndërsa 4 janë ende nën hetim.
Kallashnikov, pistoletë, snajper, janë disa nga llojet e armëve që policia ka gjetur dhe ka sekuestruar gjatë këtij operacioni.