
Të afërmit e policit të vrarë në fshatin Baltëz të Fierit, Novruz Cenalia, kanë hapur një llogari në platformën e donacioneve "GoFoundMe" dhe kërkojnë ndihma për familjen e tij. Efektivi i "Shqiponjave" po shkonte të merrte detyrën, kur u qëllua pabesisht me plumb në kokë.
Autori 23 vjeçar Azgan Mernica, mesditën e 13 Majit pas një konflikti banal për radhën e kalimit të makinave në rrugë, qëlloi me plumb pas koke efektivin Novruz Cenalia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kunati i tij, Edmond Kortoci ka hapur llogarinë në platformën globale të donacioneve online dhe kërkon ndihmë për familjen e efektivit të "Shqiponjave". Për të dhuruar, KLIKO KËTU!
"Nevruzi ishte kunati im dhe të them te drejten, ai ishte nje djal shum i mire qe sta kishte shoqin askund! Nevruzi ishte nje djal flori që nuk i ndihej zëri i gojes dhe ishte model si në punë po ashtu edhe jashtë saj! Ai ishte vetem 28 vjeç dhe kishte 1 muaj që ishte martuar", shkruan ai ndër të tjera.
"Dora e krimit ja mori jeten Nevruz Cenalisë në lulen e rinisë duke e ndar atë nga Prinderit, Vëllai, Motra dhe Gruaja e tij! Kjo eshte Shqiperia jonë, aty ku Kriminelet nuk kan frikë te vrasin nje polic, e lere më nje person te thjeshtë civil", vijon mesazhi.
Prokuroria e Fierit ka ngritur ndaj Azgan Mernicës akuzë për dy vepra penale, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Novruz Cenalia kishte 4 vjet që ishte bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe shërbente në Forcat Shqiponja.
