Hapësire reklamuese

Aktualitet

23-vjeçari donte të ikte drejt Italisë me armë në çantë, arrestohet në Rinas (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
23-vjeçari donte të ikte drejt Italisë me armë në
Arma e zjarrit e sekuestruar

Daors Gashi, 23 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë në Rinas pasi iu gjet armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 23-vjeçari nga Kosova u arrestua pasi gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit, në çantë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar). Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali”, njofton Policia.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese