Gjykata e Tiranës ka shpallur moskopetencë për dosjen e “21 Janarit” duke ia dërguar kështu dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Vetë Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se ka regjistruar zyrtarisht procedim penal për vrasjen e protestuesit Aleks Nika më 21 Janar 2011. Të plagosur mbetën dhe shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko e Ilia Papa.
Sipas njoftimit të SPAK, janë regjistruar hetimet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në bashkëpunim, "Shpërdorim i detyrës" në bashkëpunim, dhe "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" në bashkëpunim.
Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë thekson detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë.
Kujtojmë që pak ditë më parë SPAK mori në pyetje bashkëshorten e Aleks Nikës si dhe xhaxhai i tij, Mark Nika.