Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

20 vjet nga Telenorba shqiptare, gazetarët mblidhen e kujtojnë televizionin e parë privat në vend

Shkruar nga Newsbomb
20 vjet nga Telenorba shqiptare, gazetarët mblidhen e kujtojnë
Gazetaret e Telenorbes Shqiptare

E filluan të parët me televizionin, por fundi ndonjëherë për të parët, dihet. Ishin ditët e famshme të Telenorba Shqiptare në 1996, kur për herë të parë në Shqipëri filloi transmetimet një televizion privat, i pavarur nga tv shtetëror.

E pse u kujtuam për të tani? Në fakt, u kujtuan bashkëpunëtorët, gazetarët dhe miqtë e dikurshëm që bënë atë televizion që u kujdesën që 20 vite me pas të mblidheshin bashkë për të kujtuar momentet e tyre të shkëlqimit, që zgjati shumë pak në fakt, gati një dekadë. Sepse Telenorba shqiptare u zhduk, duke u përvetësuar nga kanale të tjera.

Fillimisht lindi si një degë e Telenorbës italiane, pastaj u shit te një biznesmen grek, e më vonë tek Frangaj i Klan Tv.

Gazetarë, regjisorë, e njerëz që kanë punuar ditë natë atë kohë me njëri tjetrin, u bënë bashk pak ditë më parë në një prej hoteleve në Tiranë për të kujtuar kohët e dikurshme.

20 vjet nga Telenorba shqiptare, gazetarët mblidhen e kujtojnë
Gazetaret e Telenorbes Shqiptare

Mes tyre vërehen emra të njohur që vazhdojnë punën edhe sot në tv të ndryshme: Enkelejda Zeko, Albana Qehajaj, Ervin Baku, Tom Thercaj, Bardhi Sejdarasi, Maks Tashi, Eva Dori, Jonida Shehu, Genti Hazizi etj gjetën momentin të trokisnin gotat për të kujtuar kohën e dikurshme.

Surprizë e papritur ishte prezenca mes tyre e një prej njerëzve kyç për kohën profesorin Eligio Romanazzi që erdhi nga Italia, e që nga koha e eksperiencës në Shqipëri, ka mbetur një besnik i kauzave të Shqipërisë e Shqiptarëve prej dekadash.

Dhe kush e ka jetuar atë kohë, padyshim e mban mend tempin dhe ritmin që i dha Telenorba Shqiptare medias në vend. Urime përvjetorin, por sot pa tv, Telenorba Shqiptare.

20 vjet nga Telenorba shqiptare, gazetarët mblidhen e kujtojnë
Gazetaret e Telenorbes shqiptare

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese