
Dy muaj nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, familja e Martin Canit sërish i është drejtuar dyerve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku dhe humbi jetën 14-vjeçari, për të kërkuar drejtësi për birin e tyre.
Nëna dhe baba i Martin Canit kërkojnë drejtësi nga insitucionet, kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe një përgjigje nga ana e tyre për këtë traumë të madhe.
Babai i Martin Canit është shprehur se nga prokuroria kanë marrë mbrasht vetëm heshtje që i ka vrarë akoma më shumë. Mamaja e 14-vjeçarit lutet për drejtësi ndërsa shprehet se askush nuk e ka kontaktuar.
Familja Cani dhe njëherë i ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe qytetarëve që të bashkohen së bashku në protestë për të mbrojtur jetët e fëmijëve.
Babai i Martin Canit: Kemi dy muaj që përjetojmë këtë dramë të madhe e nuk kemi asnjë reagim nga institucionet. Iu bëj thirrje të gjithë prindërve që të bashkohemi, pasi fëmijët janë mbi gjithçka. Nuk flemë gjumë, po përjetoj një ngjarje tragjike, kemi një traumë tepër të madhe. Na ka kapur frika, iu bëj thirrjeve institucioneve që të na dëgjojnë. Prokurorja më tha se do të kemi një përgjigje e ka vetëm heshtje. Heshtja vret.
Nëna e Martinit: Kërkoj vetëm drejtësi. Askush nuk më ka kontaktuar. Mesazhet e mia i kam bërë publike dhe dua vetëm drejtësi.