Edhe pse një personazh shumë i njohur i medias shqiptare Dr. Skerdilajd Faria, ka qenë gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Megjithatë para disa vitesh ai prezantoi me publikun vajzën e tij Elenën në ditëlindjen e saj të 18-të.
View this post on Instagram
Në intervistat e tij, Dr. Skerdi ka zbuluar se është baba edhe i një djali me një emër tipik shqiptar, Gjergj. Mbrëmjen e të shtunës, më 27 korrik, Gjergji festoi 18-vjetorin e tij në një festë në periferi të Tiranës, ku përveç miqve dhe të afërmve i ftuar ishte dhe i gjithë stafi i KEIT. Dr. Skerdi ndau momente nga festa në rrjetet sociale, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte dhurata unike për të birin. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë, edhe pse është lindur dhe rritur në Romë, Gjergji zgjodhi që si dhuratë për ditëlindje të mbjellë një pemë në Tiranë.
I njohur për angazhimin e tij në mbrojtjen e mjedisit, Dr. Skerdi vendosi të dhurojë jo një, por 18 pemë në Tiranë, si simbol i 18-vjetorit të djalit të tij. Bashkë me ta, thirrjes së Gjergjit për të vizituar Shqipërinë dhe për të mbjellë pemë, iu bashkuan dhe 25 miqtë e tij italianë. Përveç kontributit të tij social, Dr. Skerdi është i njohur si një ndër sipërmarrësit e paktë shqiptarë që ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të parandaluar largimin e të rinjve.
View this post on Instagram
Emigrimi në Shqipëri një problem aktual, Dr. Skerdi ndërmerr hapa konkretë
Dr. Skerdi Faria, CEO i KEIT Day Hospital, është një model i përkushtimit dhe vizionit për të ardhmen e rinisë shqiptare. Në një kohë kur shumë të rinj largohen nga vendi për të kërkuar mundësi më të mira, Dr. Faria ka ndërmarrë hapa konkrete për të mbajtur rininë në Shqipëri.
Në qershor të vitit të shkuar, ai rriti pagat dhe bonuset për 200 punonjësit e KEIT. Kjo ishte hera e dytë që nga pandemia kur Dr. Skerdi rriti rrogat duke treguar angazhimin e tij për mirëqenien e stafit dhe për të krijuar një ambient pune të qëndrueshëm dhe të motivuar. Kujtojmë këtu se rroga mesatare neto në KEIT është 90 mijë lekë.
Nismat sociale të KEIT për komunitetin
Angazhimi i Dr. Skerdit shkon përtej biznesit të tij. KEIT Day Hospital ka realizuar një sërë fushatash sociale për komunitetin që përfshijnë mbjelljen e pemëve, dhurimin e ndihmave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për fëmijët dhe sensibilizimin për dhurimin vullnetar të gjakut. Në veçanti, KEIT ka dhuruar mbi 4000 njësi gjaku për fëmijët me talasemi, ka mbjellë mbi 200 pemë, ka kontribuar me 86 stola për komunitetin, ka realizuar fushata për pastrimin e mjedisit, etj. Këto nisma jo vetëm që ndihmojnë drejtpërdrejt ata që janë në nevojë, por gjithashtu krijojnë një shembull pozitiv dhe frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të kontribuojnë në shoqëri dhe të qëndrojnë në Shqipëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.