
Prokuroria e Gjirokastrës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari në banesën e saj në Gjrokastër më 10 shkurt.
Në njoftim thuhet se Prokuroria ka nisur një procedim hetimor për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” teksa janë marrë në pyetje e gjithë shoqëria e saj si dhe stafi i shkollës që 17-vjeçarja frekuentonte.
Irsa Muçolllari ishte nxënëse e vitit të parë në shkollën “Siri Shapllo”, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është ajo e bullizmit të vazhdueshëm që adoleshetja përjetonte vazhdimisht nga shoqëria.
Referuar këtu dhe dëshmirë të familjarëve të saj, ata kanë deklaruar se Irsa kohët e fundit qëndronte shumë më e mbyllur se zakonisht në vetvete, por ata nuk i kishin kushtuar shumë rëndësi për faktin se ajo ishte në përgjithësi natyra e saj.
Njoftimi i Prokurorisë:
Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.
Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.
Dyshimet se kemi të bëjmë me bullizëm, si shkaku që ka çuar adoleshenten drejt vetëvrasjes, janë përforcuar nga letra që Ira Muçollari kishte lënë pas.
Në letër ajo ka shkruar se askush nuk e afron dhe se të gjithë e tallin për paraqitjen e saj. Shumë pyetje pa përgjigje Irsa ka shkruar në letër, e cila kërkonte dikë për t’i hapur zemrën se përse ajo duhet të vuante aq shumë. 17-vjeçarja e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj.
“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami.
Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”
Irsa Muçollari i dha fund jetës 3 ditë më parë në dhomën e saj.Ishte babai i saj i cili e gjeti pa shenja jete në dhomë dhe me pas e dërgoi menjëherë drejt spitalit, por fatëkqësisht ajo kishte ndërruar jetë. Rasti i 17-vjeçares ka hapur një debat të madh publik si dhe ka patur një impakt tek shoqëria mbi bullizmin dhe paragjykimet e shumta që adoleshentët hasin vazhdimisht në ambientet e shkollave dhe në shoqëri me njëri-tjetrin.