Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

17 vjeçari i plagosur në gjimnazin e Fierit, flet nga shtrati i spitalit: Shoku më qëlloi me biçak, më ndoqi deri në klasë dhe aty ndërhyri mësuesja

Shkruar nga Newsbomb
17 vjeçari i plagosur në gjimnazin e Fierit, flet nga shtrati i
17 vjeçari i plagosur

Një sherr me thika ndërmjet dy nxënësve të një gjimnazi në Cakran të Fierit, ka lënë të plagosur njërin prej tyre me 4 plagë në trup. Konflikti mes dy nxënësve kishte ardhur si një pasojë e një zënke një natë më parë në rrejtin social Snap Chat.

Dy 17 vjeçarët janë përplasur me njëri-tjetrin sapo janë futur në ambientet e shkollës rreth orës 08.30 të mëngjesit. Nga ky debat mbeti i plagosur njëri prej tyre i cili është dërguar në ambientet e spitalit të Fierit, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ai ka dhënë dëshmin e tij për Report Tv teksa thotë se autori i kishte bërë foto atij dhe familjarëve të vet. Ky i kishte kërkuar që ai ti fshinte por 17 vjeçari tjetër nuk kishte pranuar.

Teksa viktima i kishte kërkuar disa herë që ai të hiqte fotot e familjarëve nga telefoni, autori ka nxjerrë biçakun dhe e ka goditur në krahë dhe në këmbë.

Nxënësi i plagosur thotë se është larguar me vrap dhe është futur brenda një klase për të shpëtuar. Aty ka ardhur një mësuese që ka ndërhyrë menjëherë dhe ka parandaluar agravimin e situatës.

10minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e i themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse i ke fshiji. E mbyllet këtu.

Ai tha jo ..  telefoni është personal. U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.

Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës?, e pet gazetarja.

Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu.

Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese