Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

17 Maj 2024, 4 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë!

Shkruar nga Newsbomb
17 Maj 2024, 4 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë!
Pamje nga shembja e Teatrit Kombetar ne Tirane!

Sot, më 17 Maj bëhen 4 vit nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të asaj dite (17 Maj 2020) fadromat dhe efektivë të Policisë nxorën nga godina aktorët dhe shembën fasadën e Teatrit.

Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi ia kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin ku ndodhej Teatri Kombëtar dhe më pas Këshilli Bashkiak vendosi për shembjen e tij. Në orën 04.00 të mëngjesit të 17 Majit 2020, hyrja e godinës së Teatrit Kombëtar u shemb, duke e pasuar me një kalvar protestash dhe strapacimesh në sallat e Gjykatave të anëtarëve të “Aleancës Mbrojtja për Teatrin”.

Në 4 vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur dhe reagimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta është shprehur se se katër vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk ka as teatër të ri, ose drejtësi për krimin barbar.

Postimi i plotë:

Katër vite pas krimit barbar të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mes të errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk ka as Drejtësi dhe as “Teatër të ri”.

Ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!

“Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.

Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës!

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie po afron!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese