Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

16-vjeçarja shtatzënë në Pogradec denoncon bashkëjetuesin: Më dhunon

Shkruar nga Newsbomb
16-vjeçarja shtatzënë në Pogradec denoncon
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar me banim në Roskovec është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit. Burimet paraprake bëjnë me dije procedimi i të riut ka ardhur pas një padie të ngritur nga bashkëjetuesja e tij 16-vjeçare me ininciale V.T.

Adoleshentja e cila është në pritje të ëmbël, është paraqitur në Komisariatin e Pogradecit ku dhe ka denoncuar të riun M.Ç, duke pretenduar se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj saj,.

16-vjeçarja ka deklaruar se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve.

Sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

 “Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed