Policia e Shtetit njofton se është angazhuar në planin e sigurisë për Kampionatin Evropian të Futbollit që nisë mbrëmjen e sotme në Gjermani. Janë 16 oficerë nga vendi ynë që janë trajnuar e certifikuar për të garantuar sigurinë e Euro 2024.
Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor.
Së bashku me shtetet, bashkitë dhe organizatorët e "EURO 2024", Policia Federale Gjermane po punon për të siguruar një kampionat të sigurt evropian të futbollit.
Patrullat e përbashkëta policore do të mbështesin policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve nga e gjithë Evropa. Mes
Nga Policia e Shtetit Shqiptar janë dërguar në mbështetje të Policisë Federale Gjermane 16 punonjës policie, 10 të dislokuar në terren dhe 6 oficerë të nivelit të lartë, nga të cilët 2 të vendosur në Qendrën Kombëtare të Bashkëpunimit Policor në Neus dhe 4 të tjerë do të shpërndahen në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Ekipin Kombëtar të Shqipërisë.
Punonjësit e Policisë së Shtetit janë certifikuar nga Ministria e Brendshme Gjermane, pas trajnimit të zhvilluar për patrullim të përbashkët.
UEFA Euro 2024 do të startojë sot me Gjermaninë pritëse që do të luajë kundër Skocisë në një ndeshje të Grupit A në Allianz Arena, terreni i Bayern Munich në Mynih. Një ceremoni hapëse është planifikuar të zhvillohet, ku UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit (FA) do të nderojnë lojtarin dhe trajnerin legjendar gjerman Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë në fillim të këtij viti.
Ekipet do të ndahen në gjashtë grupe, të përbëra nga katër skuadra secila. Dy skuadrat e para nga secili grup së bashku me katër skuadrat më të mira të vendit të tretë do të kalojnë në raundin e 16-të. Fituesit e 16-të të fundit do të kalojnë në çerekfinale të ndjekur nga gjysmëfinalet dhe finalet.
Grupi A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër
Grupi B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri
Grupi C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli
Grupi D: Poloni, Holandë, Austri, Francë
Grupi E: Belgjikë, Sllovakia, Rumania, Ukraina
Grupi F: Turqi, Gjeorgji, Portugali, Republika Çeke