Hapësire reklamuese

Aktualitet

15 vjet Shqipëria në NATO, Ambasada e SHBA: Jemi krenarë që punojmë me ju!

Shkruar nga Newsbomb

15 vjet Shqipëria në NATO, Ambasada e SHBA: Jemi krenarë që

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përshëndet 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO, dhe thotë se SHBA-të janë krenare që punojnë krah për krah vendin tonë.

"Teksa Shqipëria shënon 15 vite si aleate në NATO këtë javë, jemi krenarë të punojmë së bashku në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë. NATO është kontribuese aktive dhe kryesore për paqen dhe sigurinë në botë.

Një nga detyrat kryesore të NATO-s është parandalimi dhe menaxhimi i krizave të sigurisë, i cili mund të vijë në formën e misioneve të NATO-s. NATO çon përpara vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Megjithatë, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare. Shihni këtë video për të mësuar më shumë rreth NATO-s", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese