Shokët e Aurelio Dervishit, që u vra me thikë në zemër më 31 mars në Shkozë kanë treguar për mediat kronologjinë e ngjarjes së rëndë.
Ata kanë treguar se autorët u kanë zënë rrugën pa asnjë shkak, duke iu afruar me makinë. Sipas tyre nuk kanë dashur të bëjnë sherr, por 20 vjeçari Francis Shahu i shtynte shokët e mitur që të ziheshin.
Shokët e Aurelio Dervishit pretendojnë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse autorët kanë ardhur me mjete të forta, me një thikë dhe një hekur në dorë.
“Më mori në telefon për të pirë kafen dhe më pas ikëm te lokali ku shkonim gjithmonë. Por ishte plotë dhe për këtë arsye u larguam. Me pas takum dy vajzat.Vajzat ishin miqtë e shokut tonë, vajzat janë 17 dhe 16 vjec. Dhe i morëm vajzat me vete.
I morëm dolëm deri te rruga e liqenit te Farkës dhe dolëm në Shkozë për të lënë vajzat. Kur na ndante rruga për Shkozë më tha Aurelio për të futur në autostratë. Ka ardhur makina e autorëve, unë e kisha xhamin e makinës gjysëm të hapur. Ne po bënim shaka dhe na thanë “pse qeshni”.
Në ato momente ngrita xhamin dhe u nisa. Kanë qenë 5 a 6 veta. Ne i thamë që të iknin, por njëra nga vajzat na tha që me njërin nga ta ke qenë e lidhur. Më pas ata na u afruan te makina. Nuk kemi dashur sherr. Në ato momente kemi qenë në tokë, Mario ka qenë në tokë, Aurelio ka qene në tokë, ai tentoi që të më gjuanin edhe mua me thikë.
Sherri nuk kishte mbaru akoma, por e lamë pasi pamë Aurelion nga ana tjetër e rrugës. U mundua ta ngrinim në peshë, por ishte shumë i rëndë. E kemi ngritur në peshë, tentova ta fusnim në bagazhin e makinës, por aty erdhi ambulanca. Ne na donin të gjithë, kemi pasur rreth shoqëror shumë të madh dhe na donin të gjithë. Francis Shahu e ka shtyrë sherrin dhe e nxiti 15 vjeçarin për të goditur. Vajzat ishin të trembura. 15 vjeçari kishte një thikë të madhe, tip biçak.
Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta. Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën. Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios,” treguan ata.