Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

14 vite më parë, dalin FOTOT kur Nuredin DUMANI shfaqej me tufa lekësh dhe ishte i panjohur në botën e krimit

Shkruar nga Newsbomb
14 vite më parë, dalin FOTOT kur Nuredin DUMANI shfaqej me tufa
Nuredin Dumani 22 shtator 2010/ 2024

Disa fotografi të shkrepura 14 vite më parë tregojnë se si, vrasësi me pagesë, tanimë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani shfaqej me tufa lekësh në dorë.

Dumani në atë kohë ishte vetëm 23-vjeç, dhe si shkrun dhe gaeztari Flamur Vezaj, njihej vetëm si një grabiës i rëndomë, me “tufa parash, të cilat besohet se janë të fituara nga krime të ndryshme, ndoshta nga ndonjë "kotec" i vjedhur”.

Sot Dumani akuzohet për 12 vrasje të ndryshme si dhe është i dyshuari kryesor i ngjarjes të ndodhur jo më larg se dy muaj në Elbasan ku u vendos tritoli në shtëpinë e motrave Nikolli, por fatkeqësisht mbeti i vrarë i pafajshmi Enea Thomallari.

Fotografitë, të realizuara më 22 shtator 2010, ofrojnë një pasqyrë të gjendjes së tij psikologjike dhe mënyrës se si ai po e ndërtonte "karrierën" e tij kriminale.

Dumani pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyr dhjetra krime ku përfshijnë emra të njohur të botës së krimit. Por më shumë u përfol pas deklaratave të motrave Nikolli ku tregonin se Dumani kishte një qeli me 5 yje, me internet, televizor, kondicioner telefona dhe takime speciale me vajza.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed