Hapësire reklamuese

Aktualitet

13 qytetarë ngecën në rrugën Korçë-Ersekë nga reshjet e dendura të borës, policia i ndihmon

Shkruar nga Newsbomb

13 qytetarë ngecën në rrugën Korçë-Ersekë

Stuhia e borës që ka përfshirë zonën e juglindjes së vendit ka krijuar vështirësi të shumta në qarkullim. Në aksin rrugor të vjetër Korçë-Ersekë, 13 qytetarë mbetën të bllokuar si pasojë e motit të keq dhe mungesës së pajisjeve dimërore në automjetet e tyre.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve policore, të cilët përdorën automjete me kalueshmëri të lartë, qytetarët u ndihmuan dhe situata u normalizua. Policia apelon për kujdes dhe pajisje dimërore për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve  të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre  ishin të pa pajisur  me zinxhirë .

Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin  Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete,  si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte  mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Qytetarët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.

Policia e Shtetit  apelon për  drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt  qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese