Hapësire reklamuese


Aktualitet

120 mijë euro, 12 mjete luksoze dhe apartamente, i sekuestrohet pasuria fierakut

Shkruar nga Newsbomb
120 mijë euro, 12 mjete luksoze dhe apartamente, i sekuestrohet pasuria
Disa nga makinat e sekuestruara

I është sekuestruar pasuria një 36-vjeçari nga Fieri, pasi dyshohet se i kishte përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Bëhet me dije se pasuria i është sekuestruar Arbër Muca 36 vjeç. Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.    

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 

•12 automjete; 

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Njoftimi i policisë së Fierit:

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Real estate”,për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit A. M., 36 vjeç.     

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.     

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 

•12 automjete; 

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese