
Prokuroria e Korçës ka proceduar një kallëzim penal për dosjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në spitalin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas trajtimit mjekësor.
Gjithashtu, ata kanë shpallur moskompetencë, pasi vdekja ka ndodhur në QSUT, ndërsa çështja do i kaloj për hetim Prokurorisë së Tiranës.
Familja e të miturit kanë denoncuar mjeket e Korçës dhe Tiranës për neglizhencë, ku për pasojë mbeti i vdekur djali i tyre 12-vjeçar. Nëna e tij, Roveta Sadiku, ka akuzuar mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, që çuan në vdekjen e të birit dhe kërkon drejtësi.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e mërkurës më 8 janar, ku 12-vjeçari Leo Sadiku ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza, teksa paraprakisht u dyshua se shkak i vdekjes të së miturit të jetë bërë një arrest kardiak.