Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

102 kontejnerët me mbetje toksike nisen drejt Shqipërisë, qytetarët ngrihen në protestë

Shkruar nga Newsbomb
102 kontejnerët me mbetje toksike nisen drejt Shqipërisë,
Pamje nga protesta kunder mbetjeve toksike

Dhjetëra njerëz janë ngritur në protestë në Durrës kundër mbetjeve toksike që pritet të zbarkojnë në brigjet tona deri të hënën në mbrëmje.

Me pankarta në duar, qytetarë të Durrësit dhe jo vetëm, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, po thonë fjalën e tyre drejtuar mediave dhe qeverisë. “Mbetje të rrezikshme, Qeveri Toksike” është ndër pankartat që ka bllokuar rrugën në qytet duke protestuar kundër prurjes së 102 kontenierëve të cilët dyshohen se mbartin mbetje të rrezikshme.

Këto mbetje ishin nisur për në Tajlandë nga Shqipëria, mirëpo pas alarmit të Basel Action Network (BAN organizatë joqeveritare bamirëse), ata u bllokuan në Singapor dhe janë kthyer për në Durrës.

102 kontejnerët me mbetje toksike nisen drejt Shqipërisë,

Nga hetimet e Prokurorisë, dyshohet se këto kontejnerë janë në pronësi të kompanisë “Sokolaj Sh.p.k”, një kompani import-eksporti mineralesh në Durrës.

Pjesë e protestës ka qenë dhe ambjentalisti Sazan Guri i cili ndër të tjera ka kërkuar që këto mbetje t’i nënshtrohen analizave për të parë se çfarë përbërje kanë.

Mos rrini në kafe në këtë ditë, jeni zëri i një prindi dhe kryefamiljari që kemi për detyrë të reagojmë ndaj këtyre mbetjeve të rrezikshme. Edhe djalli ta organizonte këtë protestë do të vija, sepse jam i bindur se çfarë i ndodh vendit nga kjo gjëmë”, ka thënë Sazan Guri ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese