Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

10 mijë euro në vit për një fëmijë, shkolla më e shtrenjtë në Shqipëri nuk i ruan dot nga gjarpërinjtë

Shkruar nga Newsbomb
10 mijë euro në vit për një fëmijë, shkolla
Fotomontazh/ WAT

Një ngjarje e rëndë u shënua tre ditë më parë ku në një nga shkollat më të zëshme të kryeqytetit, “World Academy of Tirana”,  gjarpëri pickoi një prej nxënëseve. Vajza 10-vjeçare u pickua në ambientet e shkollës private në periferi të Tiranës dhe menjëherë u dërgua në pediatrinë e QSUT-së. Fatmirësisht e vogla ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më pas, 16 maj, blutë e kryeqytetit, nisën hetimet në gjendje të lirë dhe referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës për administratorin e një firme të dezinfektimit të ambienteve.

40-vjeçari me ininciale E. H, sipas kontratës së nënshkruar, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës.

"U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër", njoftoi Policia.

Kjo ngjarja ka shqetësuar jo pak familjarët e fëmijëve që shkollohen në ambientet e "World Academy of Tirana", e cila klasifikohet dhe ndër shkollat më të shtrenjta në vendin tonë.

Prindërve u duhet të japin 10 mijë euro që fëmijët të arsimohen në këtë shkollë. Por, pavarësisht shumës së majme që paguajnë në çdo fillim viti fëmijët e tyre duket se janë të pasigurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese