Një baba ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit, se prej 10 ditësh nuk ka arritur të kontaktojë me djalin e tij, i cili jeton në Gjermani.
Policia njofton se shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, është shprehur se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani.
“Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll