Në ditën Ndërkombëtare të punës, ish-minatorët dhe pensionistët kanë dalë në protestë. Ato janë mbledhur në sheshin Skëndërbej, në një tubim paqësor dhe kërkojnë kushte më të mira, duke nisur nga statusi i minatorit dhe pensionet.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta, të cilat përmbajnë fjalët si: “Statusin e minatorit, jo pas vdekjes”, "Dinjitet për punëtorët", "Miratoni statusin e minatorit".
Kujtojmë që pak më herët, edhe mësuesit kishin dalë në protestë, të cilët kërkoni paga më dinjitoze, pasi sipas tyre nuk ka arsim cilësor nëse nuk ka mësues që janë të mirëpaguar.
1 Maji është dita Ndërkombëtare e Punës, e cila festohet në të gjithë botën me demonstrata dhe marshime për të kërkuar më shumë të drejta për klasën punëtore.