
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet. Sipas policisë mësohet se rreth orës 20:40, tek vendi i njohur si “Pallati me Shigjeta” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56-vjeç.
Fatkeqësisht si pasojë e plumbave të marrë 56-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër informacione të detajuara në vijim.
“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit", thueht në njoftimin e Policisë.