Hapësire reklamuese


Aktualitet

Atentat me tritol në mes të detit? Policia pistë të re për shpërthimin në Sarandë me një viktimë

Shkruar nga Newsbomb
Atentat me tritol në mes të detit? Policia pistë të re
Pamje te kapura mbremjen e djeshme ne Sarande, 24 qershor

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Sarandës, ku një shtetas u gjet i pajetë pas një shpërthimi të fuqishëm. Ditën e djeshme u raportua se palombari, humbi jetën pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se një tjetër pistë është duke u hetuar, ajo e atentatit.

Hetuesit janë duke vijuar hetimet pasi kanë dyshime se shpërthimi ka ndodhur si pasojë lëndës eksploziv. Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 të së hënës në qytetin bregdetar, Sarandë, 100 metra larg Portit Detar.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi në një skaf, mirëpo Policia përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se ka ndërruar jetë një palombar dhe dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.

Palombari, identiteti i të cilit deri më tani nuk dihet, u gjet vetëm pak minuta pas shpërthimit nga dy turistë të huakj. Ata e kishin gjetur rastësisht teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar. Fatkeqësisht, i plagosuri ndërroi jetë pak minuta më pas.

Policia menjëherë ushtroi kontrolle në gjirin e Sarandës, mirëpo nuk gjeti asnjë mjet lundrues të braktisur që mund të kishte lidhje me viktimën. Sipas informacioneve të dhëna ditën e djeshme viktima ishte i veshur si palombar, mirëpo vijojnë të mbeten enigmë lëvizjet e tij në det.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese