Hapësire reklamuese


Aktualitet

Drogë me pako nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari që e terhoqi në pikën postare

Shkruar nga Newsbomb
Drogë me pako nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari që e terhoqi
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap duke transportuar drogë me postë nga SHBA.

28-vjeçari u arrestua në flagrancë tek një degë postare ndërsa ishte duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH.

Policia e Tiranës:

Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike me postë nga SHBA.

U kap në flagrancë  në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, vihet në pranga 28-vjeçari.  

Sekuestrohen rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë.  

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.   

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese