
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku ka mbetur i vdekur një person.
Kristjan Marku, 30-vjeç me origjinë nga Rrësheni është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në zonën e Novoselës. Deri në këto moment mësohet se viktima i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, ishte i vetëm në makinë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa FNSH ka bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar për kapjen e autorit.
Një automjet është gjetur i djegur pranë vendit të ngjarjes dhe besohet se u përket autorëve të vrasjes.
Sa i përket viktimës, Kristian Maraku i njohur ndryshe si Kristian Bardhi rezulton person me precedent të mëparshëm kriminale i akuzuar për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.