Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Krim i rëndë në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati rrëmben çiften edhe e qëllon (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Krim i rëndë në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Stropckë të Pogradecit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 ku konflikti i çastit mes babait dhe djalit të tij ka agravuar deri në përdorimin e armës.

47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka debatuar dhe dhunuar babain e tij 83-vjeçar shtetasin Agim Shkullaku.

Më pas ky i fundit ka marrë armën e gjakut dhe ka plagosur djalin e tij, i cili fillimisht është transportuar në spitalin e qytetit të Pogradecit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet të cilat kanë “ndezur” sherrin mes babë e bir, sakaq efektivët e Policisë të cilët menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 83-vjeçarit në Komisariat.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur  një konflikt familjar i  çastit  mes babait dhe djalit të  tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe  ka plagosu  djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë  shoqërimin e 83 vjeçarit  në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor  në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese