Policia e Shtetit ka publikuar pamjet brenda apartamentit në Astir, ku një ditë më parë u gjetën dy armë zjarri, gjurmë kokaine, një jelek antiplumb.
Në videon e bërë publike nga vetë blutë e Tiranës në tavolinën e apartamentit shihen dy armë zjarri, të cilat tanimë janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertizë në laborator.
Gjithashtu, në pamje vihet re dhe rrëmuja në apartament me shishe alkooli dhe duhani. Sakaq, në të njëjtën tavolinë policia gjeti dhe gjurmë të mbetjeve të kokainës, të cilën më herët e kishin konsumuar grupi me 5 djem dhe 3 vajza, mes tyre dhe Sajma Qordja.
Sondazh
Poll