
24-vjeçari Muhammad Saqib Khan është dënuar nga gjykata në Britaninë e Madhe me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj në Londër.
Shqiptari u qëllua me thikë nga Khan teksa ishte ulur në pjesën e pasme të një taksie në lagjen Neuham më 11 Nëntor 2022. Asokohe nga një automjet tjetër dolën disa persona që sulmuan shqiptarin.
Khan ishte personi që kreu vrasjen ndërsa ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Shqiptari nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend. Autoritetet britanike, vijojnë hetimet për rolin që kishte taksisti i cili pas ngjarjes, doli krejt i qetë. Pas vrasjes, Khan iku në Amsterdam, ku u arrestua nga policia holandeze më 4 dhjetor 2022.
Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2023 për t’u përballur me gjyqin. Përveç Khanit, u dënuan edhe Muhamed Samiyul Miah, Ibrahim Naim dhe Zain Ali; Miah u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm, Ali me 14 vjet dhe Naim me 10.5 vjet burg. Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës Britanike, ishte një atentat i planifikuar dhe i pamëshirshëm, me prova mjekoligjore si shenjat e veshjeve dhe të dhënat e telefonit që konfirmojnë përfshirjen e katër të dyshuarve.
Detektivi Brett Hagen e quajti vrasjen “brutale dhe gjakftohtë” dhe theksoi se Senaj nuk kishte asnjë shans për të mbrojtur veten.
Ai vlerësoi bashkëpunimin e shpejtë ndërkombëtar midis autoriteteve britanike dhe holandeze që çoi në arrestimin e Khan. Sipas Hagen, ky rast nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar.

Sondazh