Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drogë, armë e municion luftarak, bie në prangat e policisë 33 vjeçari në Skrapar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Drogë, armë e municion luftarak, bie në prangat e policisë
Leontjedh Methoxha

Policia ka zhvilluar një aksion në fshatin Mollas të Skraparit dhe ka vendosur në pranga një shtetas i cili dyshohet se ishte i përfshirë në kutivimin dhe shitjen e lëdëve narkotike si dhe akuzohet për amrëmbajtje pa leje.

Shtetasi i arrestuar është 33 vjeçari Leontjedh Methoxha banues në fshatin Mollas. Pas kontrolleve të imtësishme në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar pranë shtëpisë 6.4 kg kanabis që ishin gati për shitje ndërsa në banesë i është gjetur një armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.

Skrapar/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Mollas”.

Sekuestrohen 6.4 kg Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që kishte prodhuar lëndën narkotike dhe mbante armën, pa leje, në banesë.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar “Mollas”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg Cannabis Sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese