Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bashkëpunuan në filmin '2 gisht mjalt', Ermal Mamaqi tregon një prej skenave komike me Koço Devolen

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëpunuan në filmin '2 gisht mjalt', Ermal Mamaqi tregon

Aktori Ermal Mamaqi ka shprehur trishtimin e tij për ndarjen nga jerta të mjeshtrit të madh të humorit Koço Devole.

Teksa ka qenë në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ai ka folur për eksperiencën e tij me Devolen gjatë xhirimit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

Mamaqi tregoi një nga skenat komike gjatë prapaskenave të xhirimit të filmit. Më tej ai u shpreh se modestia e Devoles e bënte atë edhe më madhështor.

“Janë dashur 5 ditë që të formulohej roli i tij në film. Ai thoshte gjithmonë se unë nuk jam si aktorët e tjerë se e shkruaj vetë rolin tim. Modestia e tij e bënte edhe më madhështor, ai vinte si hije e se dije se ku rrinte, nuk dukej fare. Ishte një rast, ku kishte ardhur ora për të bërë provat dhe asistentja ishte bërë dyllë e verdhë se s’po e gjente dot dhe më në fund kur e gjeti ai na tha ‘juve po vonoheshit e unë ia futa gjumit’. Ai ia kishte futur gjumit në një krevat të spitalit. Koço fliste një fjalë e thoshte gjithçka”,- tha Mamaqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll