Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
17 °
Die
15 °
Hën
18 °
Mar
13 °
E premte, 31 Mars, 2023

Aktorja reagon ashpër pas vrasjes së 18-vjeçares: Nxjerrim dekolten, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen

Lajme të ngjashëm

Aktorja e njohur Shengyl Ismaili së fundmi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, e cila u vra në mënyrë macabre nga dy të rinj, të cilët tashmë janë arrestuar nga policia e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i është drejtuar të gjithë atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze e gruaje.

Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen gratë apo vajzat shkurt, është sepse atyre ashtu u pëlqen.

“Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…PO, vishemi shkurt, se na pelqen.

PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen.

PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen.

PO, kaniher shajme, se na pelqen.

PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen.

PO, pijme alkohol, se na pelqen.

PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen.

PO…

PO..

PO…

Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni”, shkruan ajo.

Më shumë