Aktorja amerikane Paris Hilton ka marrë titullin nënën për here të parë, në moshën 41 vjeçare. Biznesmenja dhe bashkëshorti Carter Reum së fundmi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, nëpërmjet një nëne surrogate.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter e gjetëm njëri-tjetrin. Ne jemi shumë të emocionuar që krijuam familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë të vogël.”, thotë Hilton.
Ka qenë aktorja që postoi një foto nga afër të foshnjës, duke kapur gishtin e madh. “Tashmë je një dashuri pa fjalë”, ka shkruar ajo në foton që ka shpërndarë në Instagram.