Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
32 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Aktorja izraelite thirrje për paqe mes dy vendeve: Kombi ynë meriton të jetojë i lirë dhe i sigurtë, lutem që kjo armiqësi të marrë fund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja izraelite dhe ish-Missi Gal Gadot ka reaguar për sulmet me raketa mes vendit të saj dhe Palestinës. Në një postim në rrjetet sociale, Gadot u shpreh se Izraeli është një komb që meriton të jetojë i lirë dhe i sigurtë, duke shtuar se edhe fqinjët meritojnë të njëjtën gjë.

“Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë”, u shpreh aktorja Gadot.

Ajo mori komente të shumta, lidhur me këtë postim, përfshirë politikanin amerikan Ted Cruz, i cili vlerësoi aktoren për fjalët e saj, por shumë të tjerë reaguan me zemërim.

“Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira”, shkroi Gal Gadot.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img