Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Aktorja e njohur shqiptare bllokohet nga dëbora në Qafë-Thanë, zbulohet arsyeja e trafikut të rënduar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

038a729764da1d3a1a0a1318b25967d3

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, për shkak të kushteve të vështira të motit.

Atje është bllokuar edhe aktorja e njohur, Zamira Kita e cila ka treguar se kanë dy orë që presin që të zgjidhet situata.

Në një intervistë për News 24, ajo tha se fryn shumë erë dhe situata është shumë e vështirë për njerëzit që janë bllokuar.

“Kemi gati 2 orë që jemi këtu në Doganën shqiptare, për të dalë nga Maqedonia e Veriut dhe për të hyrë në Shqipëri. Ka një problem nga dogana deri në aksin nacional. Këto janë thashethemet nga qytetarët, por nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Mbase autoritetet po punojnë ku është problemi, se nuk e dimë. Por, dy orë në këtë të ftohtë, është shumë e vështirë për njerëzit që gjenden këtu. Këtu fryn shumë erë dhe bie pak borë.  Dua të bëj apel, që kjo gjendje urojmë të mbarojë sa më shpejt, të ketë zgjidhje”, tha Kita.

Mësohet se një autobus dhe kamion kanë rrëshkitur duke sjellë trafikun e rënduar në këtë zonë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img