Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Aktorja e njohur preket nga Covid-19 dhe përfundon në spital: Kam shumë dhimbje, s’mund të prek…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-aktorja e Hollyoaks, Stephanie Davis, ka kaluar fundjavën në spital pasi është prekur nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë 28-vjeçarja, e cila u shtrua të premten në spital dhe ndau një video nga shtrati, ku shfaqej me maskë oksigjeni. 

Ajo tha se ndiente dhimbje të forta, ndërsa ende nuk ka marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19, për shkak të alergjisë. Burime pranë saj thanë se ish-aktorja ka probleme edhe me astmën.

Në një video të postuar në Instagram Stephanie Davis tha:

“Natën e kaluar më erdhi pak dhimbja e kokës para gjumit dhe u zgjova aq shumë e sëmurë dhe më duhej të thërrisja një ambulancë. Unë dola pozitive me Covid. Ndihem sikur jam përplasur. Pjesa më e keqe është se nuk mund të prek lëkurën time, po më vret. Kam shumë dhimbje. O Zot, kjo është e tmerrshme. Ndodh kaq shpejt. U zgjova dhe nuk mund të lëvizja”.

Më shumë

spot_img
spot_img