Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Aktorja e madhe Tinka Kurti rrëfen karrierën e saj ndër vite dhe dhimbjen e madhe për humbjen e djalit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

857c4d49056667ba147b3e36c5336fd0

Aktorja e madhe Tinka Kurti mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo ishte thirrur nga një vajzë nga Kosova, të cilës i kishte vendosur emrin 21 vite më parë, kur vetë prindërit e saj kishin takuar Tinkën dhe i kishin kërkuar që t’i vendosnin emrin fëmijës që ata prisnin.

Gjatë intervistës, aktorja e madhe rrëfeu momente nga rolet e saj gjatë karrierës së gjatë, por vend të veçantë për të zinte roli i saj i parë.

“E mbaj mend herën e parë që aktrova, ishte një rol nuseje që po martohej pa dëshirën e saj dhe normalisht po qaja. Aty regjisori më pyeti se pse po qaja dhe kur i’u përgjigja më tha që nuk kisha lidhje me këndinimin, por direkte duhej të bëhesha aktore”, u shpreh Tinka Kurti.

Aktorja foli edhe për dhimbjen e saj më të madhe, humbjen e djalit, ku rrëfeu se prej 3 vitesh që djali i saj nuk jeton më, ajo nuk ka dalë në asnjë skenë.

“Po flisja me të në telefon dhe një orë më vonë më merr nipi e më thotë që babai nuk do vijë të të takojë nënë sepse ai sapo ndërroi jetë…”, tregoi aktorja.

Më shumë

spot_img
spot_img